Ndërlidhjet

Të ndalojë “shfrytëzimi” i vdekjes së fëmijës rus


Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Michael McFaul.
Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Michael McFaul.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Michael McFaul, ka kërkuar që të ndalojnë “shfrytëzimet sensacionale” të vdekjes së një vogëlushi rus, të birësuar nga një familje amerikane.

Autoritetet dhe ligjvënësit rusë thonë se trevjeçari Max Shatto, i njohur në Rusi si Maksim Kuzmin, është vrarë muajin e kaluar nga nëna birësuese në Teksas.

Në një blog të tijin, ambasadori McFaul ka thënë se është “i tronditur” me portretizimin negativ të amerikanëve në mediat ruse.

Ai ka thënë se autoritetet e SHBA-së nuk kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së vogëlushit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të diskutojnë rastin në një takim në javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG