Ndërlidhjet

Vuçiqit i kërkohet më shumë angazhim për Kosovën


Zëvendëskryeministri serb, Aleksander Vuçiq.
Zëvendëskryeministri serb, Aleksander Vuçiq.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, në takimin e drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministrin serb, Aleksander Vuçiq, i ka thënë atij se Gjermania insiston në pjesëmarrjen e tij më të madhe, në lidhje me zgjidhjen e ngërçit me Kosovën.

Edhe përfaqësues tjerë të lartë gjermanë i kanë thënë Vuçiqit se presin angazhim më të madh të tij në zgjidhjen e problemit të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq, së bashku me anëtarë të tjerë të kabinetit serb, ka qëndruar në Berlin në një vizitë dyditore, ku ka takuar bashkëpunëtorë të afërt të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermania ka kushtëzuar Serbinë me heqjen e strukturave paralele nga veriu i Kosovës dhe me normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e ri, nëse do që të avancojë në rrugën evropiane.
XS
SM
MD
LG