Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon gjykimi i Pistoriusit


Vrapuesi Oscar Pistorius

Vrapuesi Oscar Pistorius

Në një gjykatë të Afrikës së Jugut ka nisur dyta e katërt e gjykimit të vrapuesit olimpik, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij.

Prokurori Gerrie Nel ka thënë sot se Pistorius duhet të dijë se dënimin me burgim e ka “pothuajse të garantuar” dhe se lirimi me kusht nuk duhet të zbatohet.

Avokatët mbrojtës thonë se Pistorius është tejet i famshëm për të ikur nga vendi, nëse lirohet me kusht.

Pistorius ka thënë se ka qëlluar gabimisht të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, më 14 shkurt, duke menduar se është hajdut që ka hyrë në shtëpinë e tij dhe është fshehur në banjë.

Atleti i ka të dyja këmbët e amputuara dhe është konsideruar si hero në Afrikën e Jugut.

Ai ka bërë histori duke konkurruar me vrapues me aftësi të pakufizuara në Olimpiadën e Londrës, më 2012.
XS
SM
MD
LG