Persona të armatosur në veri të Irakut kanë ekzekutuar shtatë anëtarë të milicisë sunite – organ ky i themeluar për të luftuar militantët e Al Kaidës në vend.
Sulmuesit kanë arritur në një pikë kontrolli pranë fshatit Halaiwat, rreth 170 kilometra në veri të Bagdadit, dhe kanë kapur tetë anëtarë të milicisë Sahwa.
Një zyrtar i policisë i ka thënë agjencisë AFP se personat e armatosur kanë qenë të veshur me uniforma të ushtrisë.
Milicët e Sahwa-s janë dërguar në një tjetër lokacion, ku edhe janë ekzekutuar.
Njëri nga ta ka arritur të shpëtojë, por thuhet se është në gjendje kritike për jetën.
Dyzetenjëmijë anëtarët e milicisë Sahwa paguhen nga Qeveria e Irakut.
Ata janë shpesh shënjestër militantëve të tjerë sunitë, të cilët i konsiderojnë tradhtarë.