Ndërlidhjet

logo-print

SHBA rithekson mbështetjen për dialogun


Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar edhe një herë mbështetjen për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

“SHBA-të janë mbështetëse shumë të forta të integritetit territorial të Kosovës. Historia është ajo që është dhe duhet të shikohet përpara drejt integrimit dhe fqinjësisë së mirë. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Reeker për mediat në Tiranë.

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash, deri më tash, janë zhvilluar në pesë rrethe, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së.

Ato thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG