Ndërlidhjet

Ukraina s’i paguan Rusisë gjobën për gazin


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se vendi i tij nuk do të paguajë gjobën prej 7 miliardë dollarësh, të cilën e kërkon Gazprom-i rus për gazin që Ukraina nuk e ka shfrytëzuar në vitin 2012.

“Ne refuzojmë të paguajmë këtë gjobë”, ka thënë Yanukovych.

Gjiganti i gazit në Rusi, Gazprom, ka bërë publike gjobën muajin e kaluar, duke thënë se Ukraina nuk ka shfrytëzuar rreth 8 miliardë metra kub gaz.

Gazprom-i citon marrëveshjen, e cila obligon konsumatorin të paguajë për gjithë gazin e kontraktuar.

Yanukovych e ka cilësuar kontratën si “të padrejtë” dhe ka thënë se gjoba është më e lartë se kostoja e gazit të papërdorur.
XS
SM
MD
LG