Ndërlidhjet

Pistorius lirohet me kusht


Vrapuesi Oscar Pistorius

Vrapuesi Oscar Pistorius

Gjykata në Afrikën e Jugut ka liruar me kusht atletin olimpik, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij.

Gjykatësi ka thënë se vrapuesi me këmbë të amputuara nuk ka rrezik të largohet dhe mund të lirohet në pritje të gjykimit.

Pistorius ka thënë se ka qëlluar gabimisht të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, më 14 shkurt, duke menduar se është hajdut që ka hyrë në shtëpinë e tij dhe është fshehur në banjë.

Ai ka bërë histori duke konkurruar me vrapues me aftësi të pakufizuara në Olimpiadën e Londrës, më 2012.
XS
SM
MD
LG