Ndërlidhjet

Burgosen 7 ish-paramilitarë serbë, për krime në Bosnje


Foto e Gjykatës për krime lufte në Beograd
Foto e Gjykatës për krime lufte në Beograd
Një gjykatë serbe ka dënuar shtatë ish-paramilitarë serbë të Bosnjes deri në 20 vjet burg për vrasjen e civilëve romë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje.

Gjykata për Krime Lufte me bazë në Beograd, ka gjetur fajtorë shtatë ish-paramilitarë për vrasjen e 28 romëve, përfshirë një grua shtatzënë dhe shtatë fëmijë. Ata, gjithashtu, kishin përdhunuar dhe rrahur disa gra.

Krimet janë kryer në vitin 1992 në fshatrat përreth qytetit Zvornik. Dy nga të pandehurit janë dënuar me nga 20-vjet burg, ndërsa dy të tjerë me nga 10 vjet.

Dy anëtarë të tjerë u dënuan me pesë vjet burg secili, ndërsa një tjetër është dënuar me dy vjet burg.

Gjatë gjykimit, prokurorët thanë se bazuar në mënyrën e kryerjes së krimeve, është treguar “mungesë e njerëzimit” nga ana e të akuzuarve.
XS
SM
MD
LG