Ndërlidhjet

Departamenti i shtetit i bashkohet padisë kundër Armstrongut


Çiklisti amerikan, Lance Armstrong

Çiklisti amerikan, Lance Armstrong

Avokatët e Lance Armstrong thonë se Departamenti amerikan i Drejtësisë i është bashkuar një padie kundër çiklist. Padia pretendon se, ish kampioni, për më shumë se një dekadë ka fshehur përdorimin e drogës e cila ka rritur performancën dhe ka mashtruar Sherbimin Postar të SHBA - një kohë të gjatë i cili ka qenë sponsor tij.

Padia është ngritur në vitin 2010 nga bashkëpjestari i grupit Floyd Landis, të cilit gjatë vitit 2006 ju kishte hequr titulli i Tour de France për shkak të përdorimit të dopingut.

Avokati i Armstrong-ut, Robert Luskin tha të premten se kanë dështuar negociatat mbi një marrëveshje me qeverinë për shkak se të dyja palët nuk u pajtuan "rreth pohimit nëse shërbimi postar është dëmtuar".

Armstrong pranoi muajin e kaluar se kishte përdorur drogë për shtim të performancës gjatë pjesëmarrjes së tij në shtatë Tour de France 1999-2005, ku doli dhe fitues.

Atij më pas i janë marrë të gjithë shtatë titujt, pas një raporti nga Agjencia e SHBA-ve për Anti-Doping.
XS
SM
MD
LG