Ndërlidhjet

Clinton falenderon Daçiqin për bashkëpunim


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Ish sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton, ka thënë se ka qenë e nderuar që ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në forcimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Serbisë, transmetojnë mediat serbe.

Clinton përmes një letre dërguar kryeministrit serb, thotë se bashkëpunimi me të ka ndikuar në forcimin e marrëdhënieve shoqërore në mes të SHBA-ve dhe Serbisë.
“Kam qenë e nderuar të punojë me ju gjatë mandatit tim si sekretare e shtetit. Së bashku kemi ndikuar që të forcojmë lidhjet shoqërore në mes të dy shteteve tona”, thuhet në këtë letër.

Clinton në këtë letër ka shkruar se “ndihet e falenderuar” për takimin që e ka pasur me Daçiqin gjatë qëndrimit të saj në Beograd në tetor, si dhe për qëndrimet që kryeministri serb i ka prezantuar lidhur me arritjen e një stabiliteti dhe prosperiteti rajonal.
XS
SM
MD
LG