Ndërlidhjet

Rriten tensionet Rusi-SHBA mbi fëmijën e adoptuar rus


Max Shatto (Maxim Kuzmin)

Max Shatto (Maxim Kuzmin)

Ligjvënësit rusë dëshirojnë që Kongresi Amerikan të ndihmojë në kthimin në Rusi të vëllait të një djaloshi që ka vdekur përderisa ishte në një familje birësuese në Teksas.

Vdekja e Max Shatton, i lindur si Maxim Kuzmin, ka shkaktuar tensione të reja në mes të Moskës dhe Uashingtonit.

Rusia tha se Shatto është rrahur dhe abuzuar para se të vdiste.

Zyrtarët amerikanë thonë se rasti është nën hetime.

Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, tha se është i “shqetësuar” nga reagimet në Rusi pas vdekjes së djaloshit.

Analistët thonë se Moska e ka përdorur vdekjen e Shattos për të justifikuar ndalesën që i ka bërë adoptimit të fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.
XS
SM
MD
LG