Ndërlidhjet

SHBA tërheq në tokë avionët F-35


Avion F-35, SHBA
Avion F-35, SHBA
Ushtria amerikane ka njoftuar se po i ulë avionët luftarakë F-35, pasi që është raportuar për një dëmtimnë një prej motorëve të avionëve në një bazë ushtarake në Kaliforni.

Departamenti i Mbrojtjes tha se është duke punuar me prodhuesit e motorit - Pratt dhe Whitney - dhe - Lockheed Martin - për ta zgjidhur problemin.

Kjo është hera e dytë në dy muajt e fundit, që ushtria ka kthyer në tokë avionët.

Aeroplanët luftarakë janë rrënuar nga kostot tejet të larta dhe probleme të tjera.

Ushtria ka 51 aeroplanë F-35, të cilat përdoren nga ana e Forcave Detare, atyre Ajrore dhe Marinës.
XS
SM
MD
LG