Ndërlidhjet

Mali: Vriten 13 ushtarë të Çadit


Forcat afrikane në Mali, foto nga arkivi

Forcat afrikane në Mali, foto nga arkivi

Trembëdhjetë ushtarë të Çadit dhe dhjetëra kryengritës janë vrarë në pjesën veriore të Malit.

Komanda ushtarake e Çadit tha të premten se ushtria e Çadit ka shkatërruar pesë automjete dhe ka vrarë 65 xhihadistë.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se 13 ushtarë të Çadit janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Përleshjet e së premtes kanë ndodhur në malet Adrar des Ifoghas pranë kufirit verior të Malit me Algjerinë.

Viktimat konsiderohen si humbja më e madhe e trupave franceze dhe afrikanë, që kur ata nisën një fushatë ushtarake kundër kryengritësve islamikë në Mali, gjashtë javë më parë.

Ndërhyrja kishte për qëllim që të ndalonte kryengritësit islamikë nga marrja e kontrollit të plotë në Mali, pasi që kishin vendosur tashmë kontroll në pjesën veriore të vendit.
XS
SM
MD
LG