Ndërlidhjet

Gjermania nuk lejon "Qipro tjetër" në BE


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë një Qipro tjetër dhe çështja më e vështirë duhet të zgjidhet para se Serbia t’i bashkohet BE-së, thotë kryesuesi i Këshilli parlamantar të Gjermanisë Gunter Kirhbaum.

Kreu i Këshillit të parlamenti gjerman për Çështjet e Evropës, Gunter Kirhbaum ka deklaruar për gazetën Blic, se pajtimi me fqinjët merr kohë, dhe nganjëherë është proces i vështirë për tërë shoqërinë.

Ai ka përsëritur se marrja e datës eventuale të Serbisë në qershor, për nisjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, varet nga kushtet e plotësuara, në veçanti ato që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Andaj mbështetemi në velrësimin e Komisionit Evropian, që më 16 prill do të dalë me raportin nëse ka “përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të raporteve me Kosovën”, ka thënë Kirhbaum.
XS
SM
MD
LG