Ndërlidhjet

Abe premton aleancë të fuqishme me SHBA-në


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe
Kryeministri i ri i Japonisë Shinzo Abe tha se është i përkushtuar që vendin e tij ta bëjë aleat të fuqishëm të SHBA-së derisa përballet me sfidat e sigurisë nga Koreja Veriore dhe Kina.

Presidenti amerikan Barack Obama të premten iu bashkua kryeministrit Abe në paralajmërimin se të dy shtetet janë të përkshtuara që të ndërmarrin “aksione të fuqishme” si reagim ndaj provës së mëhershme bërthamore të Koresë Veriore.

Në një sinjal të qartë drejtuar Kinës, lideri japonez tha se shteti i tij nuk dëshiron përshkallëzim situate me Pekinin, por nuk do të tolerojë sfidimin e svranitetit në lidhje me ishujt kontestues në Detin e Kinës Lindore.

Ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë kontrollohen nga Japonia, por pretendohen nga të dy shtete aziatike.
XS
SM
MD
LG