Ndërlidhjet

Garda Revolucionare nis manovra ushtarake


Iran

Iran

Garda Revolucionare e Iranit ka filluar stërvitjet ushtarake në jug të vendit.

Mediat shtetërore raportuan se do të ketë ushtrime triditëshe tokësore dhe manovra ajrore rreth qytetit jugor të Sirjanit.

Televizioni shtetëtëror tha se stërvitjet kanë për qëllim përmirësimin e gatishmërisë luftarake të Gardës Revolucionare.

Pamjet televizive treguan artileri dhe tanke që sulmuar pozicionet hipotetike të armikut.

Teherani ka zgjeruar manovrat ushtarake pasi që tensionet ndërkombëtare u rritën mbi programet e tij bërthamore.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se mund të kryejnë sulme ushtarake për të parandaluar Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Si reagim ndaj kësaj, zyrtarët e lartë ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se do të vendosin raketa me rreze të gjatë, që mund ta vënën në shënjetsër Izraelin.
XS
SM
MD
LG