Ndërlidhjet

Vatikani kritikon mediat


Vatikani...
Vatikani...
Vatikani ka kritikuar mediat në lidhje me ato, që i ka quajtur një seri të raporteve shpifëse dhe të rreme të mediave para se Kuvendi i fshehtë të zgjedh pasardhësin e Papa Benedikti XVI, duke thënë se mediat po bëjnë përpjekje për të
të ndikuar në zgjedhje.

Sekretariati i shtetit i Vatikanit tha në një deklaratë të shtunën, se Kisha Katolike me shekuj ka insistuar në pavarësinë e kardinalëve për të zgjedhur Papën e tyre.

Tani, thuhet në deklaratë. “pesha e opinionit publik është vënë në lojë.”

Kisha ka thënë se kardinalët i janë ekspozuar “përhapjes së lajmeve që shpesh janë të paverifikuara dhe në fakt të rreme, që i shkaktojnë dëmtime të rënda njerëzve dhe institucioneve.”

Mediat italiane kanë pasur një sërë raportesh mbi përmbajtjen e një dosjeje sekrete të përgatitur nga tre kardinalë në lidhje me burimin e rrjedhjes së dokumenteve të Vatikanit.
XS
SM
MD
LG