Ndërlidhjet

logo-print

Merkel për kapitull të ri Turqi-BE


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se ajo mbështet hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e ngecura për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht se vetë është skeptike rreth anëtarësimit të Turqisë, Merkel thotë se ajo është e gatshme të vazhdojë negociatat me Ankaranë pa paragjykime për rezultatin.

Liderja e ekonomisë më të madhe të Evropës foli në një video të incizuar para të udhëtojë në Turqi ku do të zhvillojë vizitës gjatë ditë se diel dhe të hënë.

Merkel ka në plan të vizitojë trupat gjermane që operojnë me mbrojtjen raketore të NATO-s, të vendosur në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Të hënën, ajo pritet të bisedojë me anëtarët e qeverisë turke në
Ankara.
XS
SM
MD
LG