Ndërlidhjet

Depardieu, zyrtarisht qytetar rus


Aktori francez Gerard Depardieu

Aktori francez Gerard Depardieu

Aktori francez Gerard Depardieu zyrtarisht është regjistruar si banor i Republikës së Mordovias së Rusisë.

Depardieu është regjistruar në shtëpinë e një miku të tij, në Saransk, rreth 650 kilometra në lindje të Moskës.

Në një ceremoni në Teatrin Kombëtar të Mordovias, Depardieu e ka nënshkruar një aplikacion dhe e ka vulosur pasaportën e tij, për t'u bërë edhe zyrtarisht banor rus.

Procedura është përcjellë me duartroktije nga masa e tubuar në teatër për të parë ceremoninë.

“Lavdi Saranskit, lavdi Mordovia, lavdi Rusisë”, ka brohoritur Depardieu në një rusishte me theks të rëndë.

Presidenti rus, Vlladimir Putin ia ka dhënë Depardieus pasaportën ruse në janar, pasi që aktori u ankua për normat e larta të tatimeve në Francë.
XS
SM
MD
LG