Ndërlidhjet

Irani s'bën "koncesione" në bisedimet bërthamore


Shefi i ekipit neogicator të Iranit Saeed Jalili
Shefi i ekipit neogicator të Iranit Saeed Jalili
Irani tha se nuk do të bëjë koncesione në lidhje me të drejtat e tij bërthamore gjatë bisedimeve të ardhshme me fuqitë botërore në Kazakistan.

Shefi i ekipit neogicator të Iranit Saeed Jalili, tha të shtunën se Teherani “nuk do të pranojë asgjë që shkon përtej obligimeve dhe të drejtave” të Iranit.

Agjenica e lajmeve ISNA e ka cituar atë të ketë thënë se Irani ka përmbushur obligimet duke nënshkrua Traktatin për Mospërhapjen e Armëve, prandaj ka të drejtë në programet civile bërthamore.

Perëndimi dyshon se Irani është në kërkim të sigurimit të armëve bërthamore, gjë që mohohet nga Teherani.

Pas potuaj nëntë muaj ndërperjesh, Irani po rinis bisedimet mbi programin bërthamor me gjashtë shtetet Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe SHBA-në.

Bisedimet do të mbahen në Almati të Kazakistanit.
XS
SM
MD
LG