Ndërlidhjet

Italia mban zgjedhjet parlamentare


Itali, foto nga arkivi...

Itali, foto nga arkivi...

Italianët po votojnë në zgjedhjet parlamentare, për të cilat me vite nuk ka pasur interesim më të madh sesa tani.

Analistët thonë se tregjet janë të shqetësuara në lidhje me atë nëse zgjedhjet do të prodhojnë një qeveri më të fuqishme për ta larguar Italinë nga recesioni dhe që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së borxheve të eurozonës.

Sondazhet i japin epërsi liderit të qendrës së majtë Pier Luigi, por analistët nuk janë të sigurt se ai do të jetë në gjendje që të formojë mazhorancë të qëndruesheme për të çuar përpara reformat e nevojshme ekonomike të Italisë.

Edhe Silvio Betrlusconi, që ka qenë katër herë kryeministër, favorizohet nga sondazhet.

Zgjedhjet mbahen të dielën dhe të hënën, ndërsa rezultatet e para priten të martën.
XS
SM
MD
LG