Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshje paqeje në Kongo


Kongo...

Kongo...

Udhëheqësit rajonalë në Afrikën Juglindore kanë nënshkruar një marrëveshje të re paqeje që ka për qëllim t’i jepet fund dhunës në pjesën lindore të shkatërruar nga lufta të Republikës Demokratike të Kongos.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Addis Ababa të Etiopisë dielën, duke thënë se shpreson se marrëveshja “do të çojë në një epokë të paqes dhe stabilitetit” për rajonin.

Përfaqësuesit e 11 vendeve nga rajoni Liqeneve të Mëdha të Afrikës nënshkruan marrëveshjen, e cila ka për qëllim t'i japë fund dhunës që ka qenë e pranishme për rreth 19 vjet.

Misioni paqeruajtës i OKB-së në Kongo, MONUSCO, aktualisht ka ka rreth 17 mijë trupa, duke u bërë një nga misionet më të mëdha paqeruajtëse të OKB-së.
XS
SM
MD
LG