Ndërlidhjet

logo-print

Balotazh presidencial në Qipro


Ilustrim

Ilustrim

Qipriotët po votojnë sot në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Nikos Anastasiades, kreu i partisë Tubimi Demokratik, po përballet me Stavros Malas të partisë komuniste AKEL.

Në raundin e parë të votimit në fundjavën e kaluar, Anastasiades fitoi 45 për qind të votave.

Ekonomia është çështja kryesore e zgjedhjeve në ishullin e ndarë në mes të jugut grek dhe veriut turk.

Zgjedhjet e mëparshme janë dominuar nga bisedimet e paqes për të bashkuar ishullin.

Sfida e parë e fituesit do të jetë negociimi i një pakoje shpëtimi prej 17.5 miliardë eurosh me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Pakoja e shpëtimit është menduar, që të shpëtojë bankat, të cilat kanë humbje të mëdha për shkak të ë investimeve në borxhin e keq grek.
XS
SM
MD
LG