Ndërlidhjet

Sërish shpërthim në veri


Mitrovicë, foto nga arkivi

Mitrovicë, foto nga arkivi

Pjesa veriore e Mitrovicës është dridhur sot para mëngjesit nga një shpërthim i cili ka ndodhur në rrugën e Kollashinit.

Policia e Kosovës thotë se cak i sulmit ishte dega e Fondit Republikan të Serbisë për sigurimet dhe pensionet invalidore.

Zëdhënësi Avni Zahiti tha për Radio Evropa e Lirë se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, i cili ngjau rreth orës 03h00 në veri të Mitrovicës.

“Policia pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka vërtetuar se bëhet fjalë për një granatë dore M-75. Të lënduar nuk ka por ka dëme në muret dhe xhamat e ndërtesës,” tha Zahiti.

Forcat e rendit ende nuk ka të dyshuar për këtë sulm, dhe as nuk ka caktuar një motiv të mundshëm për këtë incident.
XS
SM
MD
LG