Ndërlidhjet

SHBA dënon sulmin në Alepo


Alepo...
Alepo...
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ashpër serinë e sulmeve me raketa në qytetin e Alepos në Siri.

Aktivistët thotë se të paktën 30 vetë u vranë dhe 150 u plagosën në sulmin e fundit, që erdhi vetëm një pasi nga një sulm tjetër i nje dite me pare, u vranë 30 të tjerë, duke përfshirë 15 fëmijë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland i quajti sulmet si “demonstrim i fundit i regjimit të egër dhe mungesën e dhembshurisë për popullin sirian, të cilin pretendon se e përfaqëson”.

SHBA kërkon dorëheqjen e presidentit Bashar al Assad, regjimi i të cilit po lufton me kryengritësit që gjithashtu kërkojnë rrëzimin e tij, që nga marsi i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG