Ndërlidhjet

Kerry nis turne në Evropë e Lindje të Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry niset të dielën në një turne në nëntë vende të Evropës Perëndimore dhe në Lindjen e Mesme, duke shënuar kështu udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori detyrën tri javë më parë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland tha se Kerry po e quan udhëtimin si një “turne për të dëgjuar” aleatët kryesorë të SHBA-së.

Ndalesa e tij përfshin Londrën, Parisin, Romën, ku do të marrë pjesë në një takim të vendeve që mbështesin opozitën siriane dhe do të takohet me anëtarët e opozitës.

Në Romë, Nuland tha se Kerry dëshiron të dëgjojë "nga koalicioni i opozitës siriane se çfarë mendojnë ata se ne duhet të bëjmë më shumë” në luftën e tyre kundër presidentit Bashar Al-Asad.

Në Egjipt, Kerry do të takohet me zyrtarë të lartë dhe palët kryesore politike për të nxitur konsensusin politik dhe reformat ekonomike. Pas një ndalese në Arabinë Saudite, Kerry do të përfundojë udhëtimin e tij në Katar më 6 mars.
XS
SM
MD
LG