Ndërlidhjet

Akuzohet për vrasje edhe vëllai i Pistoriusit


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Vëllai më i vjetër i vrapuesit paralimpik të Afrikës së Jugut Oscar Pistorius, akuzohet për vrasje, në lidhje me një aksident trafiku të vitit 2010, raportojnë mediat lokale në Johanesburg.

Carl Pistorius është akuzuar për vrasjen e një motoçiklisteje femër, e cila po ngiste jashtë qytetit.

Data për gjyqin e tij nuk është bërë e ditur.

Karl Pistorius është vëllai i Oskar Pistorius, i cili akuzohet për vrasje në lidhje me të shtënat në Ditën e Shën Valentinit ndaj të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Oscar Pistorius, një 26-vjeçar, që ka këmbët e amputuara dhe ka garuar në Lojërat Olimpike të Londrës, u lirua me kusht më 22 shkurt.

Paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë është caktuar për 4 qershor.
XS
SM
MD
LG