Ndërlidhjet

Bullgarët sërish protestojnë


Protesta në Bullgari, foto nga arkivi

Protesta në Bullgari, foto nga arkivi

Dhjetëra mijëra bullgarë kanë protestuar në disa qytete të vendit edhe të dielën.

Protestat kundër masave të ashpra të kursimit të qeverisë dhe shkallës së lartë të varfërisë janë të ngajshme me valën e demonstratave të javës së kaluar që çuan në dorëheqjen e kryeministrit Boiko Borisov dhe kabinetit të tij.

Presidenti Rosen Plevneliev iu ka thënë demonstruesve në Sofje se pikëpamjet e tyre do të merren parasysh sapo të formohet qeveria e re.

Më shumë se 10 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestën e Sofjes, derisa 30 mijë të tjerë janë mbledhur në Varna, dhe mijëra të tjerë në Plovdiv dhe Dobriq.

Bullgaria është shteti më i varfër i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG