Ndërlidhjet

BE, presion kohor mbi Serbinë


Flamuj te vendve te BE-së
Flamuj te vendve te BE-së
Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë për Integrimet Evropiane Suzana Grubjeshiq ka vlerësuar se Serbia duhet kujdesshëm të bëjë balanc në mes të interesit minimal- bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe fleksibilitetit, në mënyrë që marrëveshjet e domosdoshme për eurointegrim, të realizohen me kohë.

“Bashkësia është minimumi përtej të cilit Sebria nuk shkon.
Është herët të flitet për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kornizat e para vërehen, por duhet të shihet edhe çështja e përgjegjësisë, si do të duket, çfarë autonomie do kenë komunat”, u shpreh Grubjeshiq për mediat serbe.

Sipas saj, heqja e strukturave paralele serbe, nuk diskutohet, sepse sipas saj, ato janë të vetmet në veri të Kosovës, dhe se “dialogu po shkon drejt asaj se si këto struktura të bëhen të pranueshme për Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar".

Ajo ka thënë se është e vetëdijshme se ka pak kohë për zbatimin e marrëveshjeve po që se ato arrihen në muajin mars në mes të kryeministrave të Kosovës e Serbisë, pasi që Komisioni Evropian raportin për përparimin e Serbisë do ta paraqesë në muajin prill, dhe nga ky raport varet edhe data e Serbisë për nisjen e negociatave për anëtarësim me BE-në.
XS
SM
MD
LG