Ndërlidhjet

Armeni: Protesta kundër rezultatit zgjedhor


Protestat në Jerevan, 22 shkurt
Protestat në Jerevan, 22 shkurt
Mijëra përkrahës të ish ministrit të Jashtëm armen Raffi Hovannisian, i cili përfundoi i dyti në zgjedhjet presidneciale të shkurtit kanë demonstruar në Jerevan të dielën.

Protesta nuk ishte lejuar nga ana e autoriteteve.

Edhe të premten ngjashëm mbështetësit e tij kanë protestuar në Jerevan, derisa protesta më të vogla janë mbajtur në qytete të tjera më 23 shkurt.

Partia e Trashëgimisë e Hovannisianit është duke bërë thirrje për demonstrata të tjera në 21 qytete në mes të 26 dhe 28 shkurtit si dhe një tjetër protestë në Jerevan më 28 shkurt.

Sipas rezultateve zyrtare, presidenti në detyrë Serge Sarkisian u rizgjodh me 58.6 për qind të votave, ndërsa Hovannisian doli i dyti me rreth 37 për qind.
XS
SM
MD
LG