Ndërlidhjet

Majlinda Kelmendi shkëlqen në Gjermani


Majlinda Kelmendi, foto nga arkivi
Majlinda Kelmendi, foto nga arkivi
Majlinda Kelmendi e Kosovës, ka pasur një paraqitje superiore ku dhe ka fituar medaljen e artë në kategorinë e femrave nën 52 kilogramë në xhudo, në garat Grand Prix në Dyzeldorf, njofton Euronews.

Njëzetenjëvjeçarja ka qenë e pandalshme në rrugën për në krye të podiumit, dhe ka shkuar qysh në fazën e hershme në finale, duke e diskualifikuar kundërshtaren e saj, Andreea Chitu të Rumanisë.

Medalja e bronztë është fituar nga Mareen Kraeh e Gjermanisë dhe Nodoka Tanimoto e Japonisë.
XS
SM
MD
LG