Ndërlidhjet

Merkel nis vizitën në Turqi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Turqi të dielën në një vizitë dyditëshe, gjatë së cilës në fokus do të jetë konflikti në Sirinë fqinje dhe bisedimet për anëtarësim në BE të Turqisë.

Pas aterimit në qytetin jugor të Gaziantepit, Merkel në agjendë ka vizitën trupave gjermane që po operojnë si pjesë e misionit të NATO-s për t’u mbrojtur kundër sulmeve siriane.

SHBA, Gjermania dhe Holanda i kanë vendosur raketat Patriot për të mbrojtur kufijtë e aleates së tyre të NATO-s, të cilët janë goditur nga raketat siriane.

Gjermania dhe Turqia nuk janë të afërta mbi çështjet e BE-së sa janë për ato të mbrojtjes.

Merkel pritet të bisedojë me presidentin turk Abdullah Gul dhe kryeministrin Recep Tayyip Erdogan jo vetëm për Sirinë, por edhe për shpejtimin e negociateve të Turqisë për anëtarësim në BE.

Kancelarja gjermane ka thënë para udhëtimit se ajo do të propzojë hapjen e një kapitulli të ri të bisedimeve Turqi-BE. Por, ka thënë se nuk do të paragjykojë rezultatin.
XS
SM
MD
LG