Ndërlidhjet

Delegacioni iranian, i gatshëm për bisedime


Saeed Jalili - shefi negociator i Iranit

Saeed Jalili - shefi negociator i Iranit

Një delegacion i Iranit ka mbërritur në qytetin juglindor të Kazakistanit, Almati, një ditë para fillimit të bisedimeve me fuqitë botërore, lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Zyrtarët iranianë kanë planifikuar të rifillojnë bisedimet bërthamore me homologët nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të martën në Almaty.

Raundi i fundit i negociatave, të mbajtura në Moskë në muajin qershor, përfundoi pa ndonjë përparim të madh.

Delegacioni iranian drejtohet nga shefi negociator, Saeed Jalili, i cili tha të shtunën se Teherani "nuk do të pranojë asgjë përtej detyrimeve tyre dhe asgjë më pak se të drejtat tyre".

Në një deklaratë të dielën, parlamenti iranian tha se programi bërthamor i vendit është i "pandalshëm".

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani është në kërkim të prodhimit të armës bërthamore, gjë që Teherani e mohon. Kombet e Bashkuara kanë imponuar sanksione ndaj Iranit, i përgjigje e refuzimit të tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG