Ndërlidhjet

Vizita e parë turne e Kerryt në cilësinë e sekretarit të shtetit


John Kerry, sekretar amerikan i Shtetit
John Kerry, sekretar amerikan i Shtetit
John Kerry do të qëndrojë të hënën në Londër, që njëkohësisht është edhe udhëtimi i parë i tij jashtë vendit, në pozitën e sekretarit amerikan të Shtetit.

Kerry do të takohet me kryeministrin britanik, David Cameron, ministrin dhe sekretarin e Jashtëm, William Hague, me të cilët pritet të diskutojë për marrëdhëniet SHBA-Evropë, për situatën në Siri, Iran dhe Kore të Veriut.

Kerry do të mbajë një konferencë për media gjatë pasditës, kur pritet ta lë Britaninë për t'u nisur në ndalesën e radhës, në Berlin. Udhëtimin në nëntë vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme, Kerry e sheh si një turne mësimi.

Një nga pikat kryesore të këtij turneu pritet të jetë konferenca e opozitës siriane, e cila pritet të mbahet të mërkurën në Romë.

Megjithatë, disa anëtarë të Këshillit Opozitar sirianë, janë duke kërcënuar me bojkotim të konferencës për të protestuar për, siç ata e shohin, dështimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur dhunën në Siri.
XS
SM
MD
LG