Ndërlidhjet

logo-print

Zgjidhet presidentja e parë femër në Korenë e Jugut


Park Geun-hye, presidentja e Koresë së Jugut

Park Geun-hye, presidentja e Koresë së Jugut

Park Geun-hye është betuar të hënën si presidente e parë femër e Koresë së Jugut.

Park kreu betimin e saj zyrtar para dhjetëra mijëra njerëzve në frontin e Asamblesë Kombëtare në Seul.

Pas përurimit, 61-vjeçarja Park, i kërkoi Koresë së Veriut t’i braktisë ambiciet e saj bërthamore dhe të ndalojë së shpenzuari resurset e saja të pakta në zhvillimin e armëve.

Park, është vajza më e madhe e Park Chung Hee, i cili sundoi Korenë e Jugut në vitet 1964-1979.

Park ka premtuar “demokracinë ekonomike" dhe rritjen e “lumturisë kombëtare" në një vend ku dallimet në mes të ardhurave të të varfërve dhe të pasurve janë rritur në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG