Ndërlidhjet

Damasku i gatshëm për bisedime me opozitën


Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem.
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem.
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem, ka thënë se Damasku është i gatshëm për dialog me opozitën, përfshirë rebelët e armatosur, që kërkojnë rrëzimin e regjimit.

Duke folur sot në Moskë, para takimit me homologun rus, Sergei Lavrov, Muallem ka thënë se militantët nga 28 vende, përfshirë Kaukazin Verior të Rusisë, janë duke luftuar përkrah opozitës siriane.

Në konferencën me gazetarë me Muallemin, Lavrov ka përsëritur mbështetjen e Moskës për zgjidhje politike të konfliktit dhe ka paralajmëruar se gjakderdhja e mëtejshme mund ta çojë Sirinë në kolaps.

Rusia po ashtu ka thirrur në vizitë kreun e koalicionit kryesor të opozitës, Moaz al-Khatib.

Konflikti në këtë vend ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm protestuesit që kërkojnë reforma demokratike. Sipas shifrave të OKB-së, rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.
XS
SM
MD
LG