Ndërlidhjet

Këshilli për të Drejta i OKB-së nis takimin


Gjenevë

Gjenevë

Dhjetëra zyrtarë të qeverive janë tubuar në Gjenevë për takimin e Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së.

Seanca e 22-të e Këshillit nis sot, për të vazhduar deri më 22 mars.

Pjesëmarrësit nga 47 vende anëtare do të diskutojnë për çështjet e të drejtave humane, përfshirë torturën, burgimin arbitrar, zhdukjet, lirinë e fesë, të drejtën për ushqim dhe strehim, si dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Këshilli po ashtu do të dëgjojë raportet e ekspertëve për situatën e të drejtave të njeriut në Siri, Kore të Veriut, Birmani dhe Iran.

Raportet për dhunën ndaj fëmijëve dhe vendbanimet izraelite janë po ashtu në agjendë.

XS
SM
MD
LG