Ndërlidhjet

Daçiq takoi ambasadorët e Quint-it


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët i ka njoftuar për rrjedhën e deritanishme të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Qëllimi i dialogut është siguria dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë, si dhe stabiliteti i përhershëm në rajon”, ka thënë Daçiq në takimin me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Francës dhe Italisë.

Siç transmetojnë mediat në Beograd, në takim është thënë se Serbia është në rrugë të mirë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash. Bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

BE-ja ka porositur të dyja palët se rezultatet nga ky proces janë esenciale për përparimin e tyre në rrugën e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG