Ndërlidhjet

Putini nënshkruan ligjin anti-duhan


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin, i cili ndalon pirjen e duhanit në vendet publike.

Nisur nga 1 qershori, në Rusi do të jetë e paligjshme duhanpirja në transportin publik, stacionet e trenave dhe autobusëve, ashensorë, ndërtesa administrative dhe çdo ndërtesë tjetër që ka lidhje me arsimin apo shëndetësinë.

Në qershorin e 2014-ës, ndalesa do të zgjerohet edhe në anije, trena të distancës së gjatë, hotele, kafiteri dhe restorane.

Rusia ka njërën nga normat më të larta të duhanpirjes në botë, me rreth 40 për qind të njerëzve të rritur duhanpirës.
XS
SM
MD
LG