Ndërlidhjet

Nikolliqi dekoron Putinin


Nikolliq dhe Putin - foto arkivi

Nikolliq dhe Putin - foto arkivi

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka dekoruar presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, me Urdhrin e Republikës së Serbisë.

“Putini është nderuar për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe të lidhjeve miqësore midis Republikës së Serbisë dhe Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe, raportojnë mediat në Beograd.

Rusia është aleate e afërt e Serbisë edhe në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG