Ndërlidhjet

logo-print

Kerry e Cameron flasin për tregtinë, Iranin…


Kerry & Cameron

Kerry & Cameron

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar sot në Londër kryeministrin britanik, David Cameron. Dy zyrtarët kanë diskutuar për perspektivat e një marrëveshjeje për tregti të lirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zdhënësi i Cameronit, Jean-Christophe Gray, ka thënë po ashtu se kryeministri dhe Kerry kanë përsëritur vendosmërinë e tyre për të parandaluar armatosjen bërthamore të Iranit.

Nga Londra, Kerry udhëton për në Berlin, ku takon kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe ministrin e Jashtëm, Guido Westerwelle.

Vizita e parë e Kerryt jashtë shtetit, në cilësinë e kryediplomatit amerikan, përfshin edhe disa vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG