Ndërlidhjet

Tbilisi e Moska: Përpjekje të reja për pajtim


I dërguari special i kryeministrit të Gjeorgjisë për marrëdhëniet me Rusinë, Zurab Abashidze.

I dërguari special i kryeministrit të Gjeorgjisë për marrëdhëniet me Rusinë, Zurab Abashidze.

Takimi i dytë për normalizimin e marrëdhënieve Rusi-Gjeorgji do të mbahet në Pragë, më 1 mars.

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari special i kryeministrit të Gjeorgjisë për marrëdhëniet me Rusinë, Zurab Abashidze.

Ai ka thënë se do të takojë zëvendësministrin e Jashtëm rus, Grigory Karasin, për të diskutuar ripërtëritjen e “lidhjeve ekonomike, humanitare dhe kulturore”.

Takimi i parë është mbajtur dhjetorin e kaluar në Gjenevë.

Ai ka qenë dialogu i parë direkt midis zyrtarëve rusë dhe gjeorgjianë, prejse Tbilsi ka ndërprerë lidhjet me Mokën, pas konfliktit të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG