Ndërlidhjet

Kerry i kërkon opozitës siriane të ndjekë takimin në Romë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij britanik, William Hague. Londër, 25 shkurt 2013.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij britanik, William Hague. Londër, 25 shkurt 2013.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje opozitës në Siri që të rishqyrtojë kërcënimin me bojkot të bisedimeve me fuqitë e huaja, të parapara për këtë javë në Romë.

Duke folur në Londër, në konferencën e përbashkët me homologun britanik, William Hague, Kerry ka thënë se Miqtë e Sirisë “nuk do të takohen thjesht për të folur, por për të marrë vendime për hapat e ardhshëm”.

Në lidhje me Iranin, Kerry ka thënë se Republika Islamike ka ende kohë për të gjetur zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore, por duhet të negociojë me fuqitë botërore.

Komentet e tij vijnë në prag të bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, të cilat pritet të mbahen të martën në Almati të Kazakistanit.

Berlini është ndalesa e ardhshme e Kerryt në turneun e parë jashtë shtetit prejse është zgjedhur në postin e kryediplomatit amerikan.
XS
SM
MD
LG