Ndërlidhjet

Shfaqet në video familja e rrëmbyer franceze


Pamje e shkëputur nga videoja në YouTube

Pamje e shkëputur nga videoja në YouTube

Një video e postuar në YouTube ka treguar shtatë anëtarët e një familjeje franceze, të rrëmbyer së fundmi në Kamerun.

Pamjet kanë treguar një person të armatosur, duke lexuar një deklaratë para dy burrave, një gruaje dhe katër fëmijëve.

Në video, rrëmbyesi pretendon të jetë nga grupi militant i Nigerisë, Boko Haram.

Ai ka kërkuar lirimin e të burgosurve në Kamerun dhe Nigeri dhe ka thënë se Franca, e cila ka dërguar trupat e saj në Mali për të luftuar militantët, ka nisur luftë me Islamin.

Familja, e cila përfshin një çift, katër fëmijët e tyre – 5, 8, 10 dhe 12 vjeç – dhe një dajë, është rrëmbyer javën e kaluar nga persona të armatosur.
XS
SM
MD
LG