Ndërlidhjet

Kerry në Gjermani


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
John Kerry zhvillon sot bisedime në Berlin, në turneun e tij të parë jashtë shtetit si sekretar shteti.

Diskutimet pritet të përqëndrohen në krizën në Siri dhe programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit.

Përveç bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm Guido Westerwelle, Kerry pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Takimi i planifikuar vjen në një kohë tensionesh mes Uashingtonit dhe Moskës.

Kremlini ka bllokuar përpjekjet në Kombet e Bashkuara për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Sirisë dhe ndaloi birësimet e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë, pas kritikave nga Uashingtoni për shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi.
XS
SM
MD
LG