Ndërlidhjet

logo-print

Asnjë parti nuk fiton shumicën në Itali


Itali...

Itali...

Asnjë parti në Itali nuk ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare për të formuar qeverinë.

Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit mezi mundi konservatorët e udhëhequr nga ish kryeministri Silvio Berluskoni në zgjedhje për dhomën e ulët të parlamentit.

Ata gjithashtu fituan edhe në Senat, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Duke deklaruar fitoren, Bersani tha se Italia është në “një situatë shumë delikate.”

Komentatorët thonë se paraliza qeverisëse në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë do të mund të ringjallë krizën e borxhit të eurozonës.
XS
SM
MD
LG