Ndërlidhjet

Egjipt: 19 turistë vdesin nga shpërthimi në balonë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një balonë është rrëzuar në afërsi të qytetit egjiptian Luxor të martën, duke lënë të vdekur 19 turistë të cilët ishin brenda saj, ka thënë për Reuters një zëdhënës i kompanive, që kryejnë fluturime me balona.

Ahmed Aboud tha se një turist dhe piloti kanë mbijetuar.

Aksidenti ka ndodhur pas shpërthimi të gazit derisa balona ishte në lartësi prej 300 metrash mbi tokë.

Ai tha se turistët ishin nga vende të ndryshme, por nuk saktësoi se nga cilat vende.

“Kanë qenë 20 pasagjerë në bord. Shpërthimi ndodhi dhe 19 pasagjerët vdiqën. Një turist dhe piloti kanë mbijetuar,” ka thënë si. Aboud është përfaqësues i tetë kompanive që operojnë me balona në Luxor.
XS
SM
MD
LG