Ndërlidhjet

Mediat kërkojnë detajet e plota mbi Litvinenkon


Aleksandër Litvinenko, Londër, 2004
Aleksandër Litvinenko, Londër, 2004
Një mjek ligjor i Britanisë do të shqyrtojë një kërkesë të qeverisë, për të mbajtur sekret disa prova gjatë hetimeve të ardhshme në lidhje me vdekjen e Aleksandër Litvinenkos.

Disidenti, dhe ish agjenti rus, ka vdekur nga helmimi me polonium në vitin 2006 në Londër.

Kërkesa është duke u kundërshtuar nga grupet e mediave të ndryshme, përfshirë BBC-në, “The Independent” dhe “The Guardian”.

“The Independent” raporton se konfirmimi dhe detajet e bashkëpunimit të dyshuar të Litvinenkos me shërbimet e inteligjencës britanike, ka gjasa të jenë në mesin e provave që qeveria dëshiron t’i fshehë.

Ministria e Jashtme e Britanisë argumenton se ruajtja e fshehtësisë është e nevojshme për të mbrojtur interesat ndërkombëtare të Britanisë.

Hetimi gjyqësor nis në muajin maj dhe do të shqyrtojë pretendimet se dy qytetarë rusë, Andrei Lugovoi dhe Dmitri Kovtun, kanë qenë pjesë e një komploti të Kremlinit për të vrarë Litvinenkon.

Moska ka refuzuar kërkesën britanike për të ekstraduar ata dy për t’u marrë në pyetje.
XS
SM
MD
LG