Ndërlidhjet

BE skeptike për marrëveshje me Iranin


Almati...
Almati...
Një zëdhënës i shefes së diploamcosë së Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha se fuqitë botërore nuk presin një marrëveshje në bisedimet bërthamore me Iranin, që po mbahen në qytetin Almati të Kazakistanit.

Komentet e Michael Mannit erdhën në një konferencë për gazetarë menjëherë pas fillimit të bisedimeve.

Ashton mbikëqyr kontaktet me Iranin, në emër të gjashtë fuqive - Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë.

Bisedimet në Almati janë të parat që prejt negociatave të dështuara në Moskë tetë muaj më parë.

Në Almati, fuqitë botërore pritet të ofrojnë stimuj të rinj për Iranin, në mënyrë që të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit - një proces që mund të përdoret për të krijuar armë atomike.

Irani hedh poshtë pretendimet e Perëndimit duek thënë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG