Ndërlidhjet

"Tablighi Jamat" ndalohet edhe në Kazakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Astana ka ndaluar grupin ndërkombëtar islamik, Tablighi Jamat.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kazakistanit njoftoi të martën se grupi është përcaktuar si ekstremiste dhe të gjitha aktivitetet e tij në Kazakistan konsiderohen të paligjshme.

Gjykata citoi idetë që janë përhapur nga grupi, por nuk është e qartë se për çfarë ide të veçanta bëhet fjalë.

Jamaat Tablighi (shoqata për përhapjen e besimit) është një lëvizje fetare e themeluar në Indi në vitin 1926, që e pozicionon veten si një organizatë paqësore dhe jo e përfshirë në politikë.

Në vitet e fundit, ajo është ndaluar në Rusi, Taxhikistan, Uzbekistan dhe. Vitin e kaluar në Taxhikistan, disa anëtarë të grupit u dënuan me burgim nga tre deri në pesë vjet
XS
SM
MD
LG